NJOFTIM PËR BANORËT E K.LIKOVËs – TATIMPAGUES
Njësia për Tatime dhe Taksa pranë Komunës së Likovës i njofton banorët – tatimpagues se është në proces shpërndarja e Vërejtjeve për tatimin mbi pronën për persona fizikë, si dhe Vendimet për borxhet e pa paguara të tatimpagusve.
Dokumentet dërgohen në adresën e banimit përmes Postës së Maqedonisë, me të cilën Komuna e Likovës ka të lidhur kontratë.
Bëhet fjalë për Vendime dhe Vërejtje të gjeneruara më datë 31.12.2025, ndërsa shpërndarja ka filluar dje dhe po kryet nga ana e postes.
Në rast të paqartësive, çdo tatimpagues mund të drejtohet në Njësia për Tatime dhe Taksa pranë Komunës së Likovës për sqarime shtesë dhe për kontroll të kartelës financiare personale.
Në rast të mos kryerjes se obligimeve nga obliguesit tatimor në afatin ligjor, të njejtët do të realizohen per mes permbaruesit.
Tatimpaguesit mund të kontaktojnë edhe përmes numrave të telefonit të publikuar nga Komuna, si dhe përmes adresave elektronike të paraqitura në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Likovës.
Извор: Општина Липково