Kyçja e ujësjellësit për objektin qendror të SHFK “Rilindja” në fshatin Llojan është një hap thelbësor drejt përmirësimit të kushteve jetësore dhe arsimore. Me realizimin e këtij projekti, jo vetëm që nxënësit dhe stafi i shkollës do të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, por edhe banorët e shtëpive përgjatë rrugës kryesore do të përfitojnë mundësinë e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit.
Ky investim do të zgjidhë përfundimisht një problem jetik dhe të kahershëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin, higjienën dhe mirëqenien e banorëve në tërësi.
Извор: Општина Липково