Липково: Mbahen gara për 7 Marsin

објавено во Општински вести | 0
Липково: Mbahen gara për 7 Marsin

Më datë 28.02.2026 u mbajt kuizi i diturisë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore. Kuizi ishte shumë mirë i organizuar, me pyetje sfiduese dhe me një atmosferë të shkëlqyer bashkëpunimi dhe garë mes nxënësve. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin, dijen dhe frymën ekipore që treguan nxënësit tanë. Unë si udhëheqës i shoqatës pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë aktivitet dhe të përgëzoj nga afër nxënësit dhe mësimdhënësit.Falënderojmë drejtorin e shkollës fillore “Bajram Shabani”, z. Fatmir Ebibi, për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti. Një falënderim i veçantë i dedikohet edhe komisionit vlerësues për punën e tyre profesionale, korrektësinë dhe përkushtimin gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

Rezultatet përfundimtare të kuizit ishin si vijon:

-Shkolla fillore “Andon Zako Çajupi”- Hotël me 48 pikë.(Shifra “EBE2”)

-Shkolla fillore “Dituria”-Likovë me 48 pikë (Shifra “OSR”)

-Shkolla fillore “ Jeronim De Rada”-Çerkez me 47 pikë.(Shifra “Shënjestra”)

-Shkolla fillore “Rilindja”-Llojan me 47 pikë. .(Shifra “Tre Ejat”)

-Shkolla fillore “5 Tetori”-Nikushtak me 46 pikë .(Shifra “Të pa krahasuarit”)

-Shkolla fillore “7 Marsi”-Opajë me 46 pikë.(Shifra “2511ENA”)

-Shkolla fillore “5 Tetori”-Ropalcë me 46 pikë.(Shifra “Lulebora”).

I përgëzojmë të gjitha shkollat për pjesëmarrjen dhe paraqitjen e tyre dinjitoze, duke dëshmuar nivel të lartë të dijes dhe frymë të shkëlqyer bashkëpunimi. Ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme të nxënësve dhe përkushtimit të mësimdhënësve, të cilët vazhdojnë të kultivojnë dashurinë për dijen dhe garën e ndershme.

Me respekt kryetari Samet Jahiu !


Извор: Општина Липково