Së bashku me këshilltarët komunalë nga fshati Vaksincë, kryetarin e bashkësisë lokale, mbikëqyrësin e punimeve dhe përfaqësuesin e sektorit të urbanizmit, u organizua një inspektim koordinues në terren për të parë nga afër dinamikën e zhvillimit të punimeve në rrugën kryesore të fshatit Vaksincë, si dhe nivelizimin e kapakëve të kanalizimit fekal, me qëllim që të sigurohet qarkullim sa më i lehtë dhe i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Извор: Општина Липково