Të nderuar banorë të Komunës së Likovës ju njoftojmë se u formua Shoqata vullnetare e Zjarrfikësve në nivel komunal “Karadaku”, si degë e Shoqatës së Zjarrfikësve “Bajram Miftari” nga Çairi i Shkupit.
Kryetar i shoqatës u zgjodh këshilltari Minshir Misini, ndërsa zëvendëskryetar z. Fatmir Kasumi, i cili është gjithashtu anëtar i Shtabit të Krizës në nivel komunal.
Anëtarët e zgjedhur janë:
Urojmë që kurrë mos të kemi nevojë për ndërhyrje të tilla, por, mbi të gjitha, ne tashmë më në fund do të kemi një pikë të sigurt mbështetjeje.
Potencojmë se më datë 27 korrik 2026, me fillim nga ora 16:00, do të zhvillohet një demonstrim ndërhyrjeje nga Shoqata e Zjarrfikësve “Bajram Miftari” dhe “Karadaku” në qendër të fshatit Orizare, përkatësisht në rrugën “Muhabere Jashari”.
Gjatë këtij aktiviteti, banorët dhe mërgimtarët ftohen të ndjekin nga afër inskenimin e një rasti urgjent dhe ndërhyrjen nga shoqatat në fjalë.
E gjithë kjo bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare dhe për të parë nga afër mënyrën se si vepron shoqata.
Për çdo zhvillim të mëtejshëm do të njoftoheni me kohë.
Извор: Општина Липково