Овој турнир ќе собере околу 50 екипи од земјата и од странство, затоа за нас е многу важно условите да бидат што подобри и секој натпревар да се одвива во пријателски и спортски дух.
Во оваа активност беа вклучени вработените во општината и во јавното претпријатие „Тополка“, кои даваат значаен придонес во подготовката на теренот.
Остануваме максимално посветени овој настан да биде што подостоинствен и поуспешен за сите.
Në vigjilje të organizimit të turneut tonë tradicional, që do të mbahet një ditë pas festës së Fitër Bajramit, nga KF Bashkimi Jabollçishtë sot filluam me përkushtim punimet për pastrimin dhe rregullimin e stadiumit ku do të zhvillohen ndeshjet.
Ky turne do të mbledhë rreth 50 ekipe nga vendi dhe jashtë vendit, prandaj për ne është shumë e rëndësishme që kushtet të jenë sa më të mira dhe çdo ndeshje të zhvillohet në frymë miqësore dhe sportive.
Në këtë aktivitet ishin të angazhuar të punësuarit e komunës dhe të ndërmarrjes publike “Topolka”, të cilët po japin kontribut të çmuar në përgatitjen e terrenit.
Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që ky organizim të jetë sa më dinjitoz dhe i suksesshëm për të gjithë.
Ju mirëpresim të gjithëve!
© Општина Чашка – 2020. Сите права се задржаниМапа на странaта|Политика за приватност |Архиваpowered by Ekarta
Извор: Општина Чашка
