Mbrëmë, në praninë e kryetarit të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”, z. Usamedin Nuhiu, kryetarit të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, z. Fari Rexhepi, si dhe miqve, anëtarëve dhe dashamirëve të natyrës, në Mateç u hapën zyrtarisht zyrat e SHBA “Karadaku”.
Kryetari Usamedin Nuhiu prezantoi shkurt historikun, misionin, vizionin dhe qëllimet e shoqatës. Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe aktivistët për kontributin e tyre të çmuar. Po ashtu, shprehu mirënjohje për mediat lokale dhe qendrore për mbështetjen e tyre të pandërprerë.
Me këtë hap, nis një kapitull i ri për Shoqatën e parë Bjeshkatare Shqiptare në Komunën e Likovës. Pas pjesës protokollare, të pranishmit vijuan me një koktej rasti.
Извор: Општина Липково