Липково: Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi..

објавено во Општински вести | 0
Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Likovës dhe OJQ-së Smart Community, me qëllim zhvillimin e projekteve inovative në fushën e mbrojtjes së mjedisit, edukimit dhe arsimimit, në shërbim të qytetarëve.

Në bazë të Vendimit të Këshillit Komunal, i cili më obligon për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, dokumenti u nënshkrua me drejtorin e OJQ-së, z. Fatbardh Dauti.

OJQ-së Smart Community i dëshirojmë suksese në punën dhe projektet e saj të ardhshme.


Извор: Општина Липково