NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË LIKOVËS
Sot u mbajt një takim koordinues me inicijativë tëMinistrisë së Punëve të Brendshme-SPB Kumanovë, përfaqësuesit eDrejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim,Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve,Koordinatorit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtimdhe përfaqësuesve tëKomunës së Likovës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut nga zjarret gjatë sezonës verore.
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që po mbizotërojnë dhe rrezikun e shtuar për paraqitjen e zjarreve në hapësira të hapura, pyje, kullota dhe toka bujqësore, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale.
⚠️APEL PËR KUJDES TË SHTUAR
Komuna e Likovës apelon deri te të gjithë qytetarët që:
✅ Të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota dhe sipërfaqe bujqësore.
✅ Të mos djegin mbeturina, bar të thatë, kashtë apo mbetje bujqësore.
✅ Të mos hedhin cigare apo materiale të ndezshme në natyrë.
✅ Të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit ose tymit te shërbimet kompetente.
✅ Të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse.
Sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtje nga zjarret, shkaktimi i zjarreve me dashje ose nga pakujdesia përbën shkelje dhe mund të sjellë përgjegjësi kundërvajtëse dhe penale, si dhe sanksione të parapara me ligj.
Mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës publike dhe private, si dhe e pasurive natyrore është përgjegjësi e përbashkët e secilit prej nesh.
Të veprojmë me përgjegjësi dhe të kontribuojmë së bashku në parandalimin e zjarreve dhe ruajtjen e mjedisit tonë.
Ministrisë së Punëve të Brendshme-SPB Kumanovë
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Kumanovë
Njësia Territoriale e Zjarrfikësve-Kumanovë
Koordinatori Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim-Likovë
Извор: Општина Липково