Липково: Mbahet me sukses turneu i shahut “Fati Zendeli”

објавено во Општински вести | 0
PËRFUNDIMI I TURNEUT TRADICIONAL “FATI ZENDELI”

Me sukses të plotë u përmbyll turneu tradicional i shahut “Fati Zendeli”, i zhvilluar në formatin blitz 3+2 me 11 raunde, ku morën pjesë gjithsej 63 shahistë.

Gjatë 11 raundeve u zhvilluan ndeshje shumë interesante, me rivalitet të fortë, lojë cilësore dhe emocione deri në raundin e fundit. Turneu u zhvillua sipas sistemit zviceran, duke garantuar garë të drejtë dhe dinamike për të gjithë pjesëmarrësit.

Në fund, pas një gare të fortë dhe të baraspeshuar, u shpallën fituesit sipas renditjes përfundimtare, duke u vlerësuar me çmime dhe mirënjohje për arritjet e tyre. Katër vendet e para : j1. Ramiz Dema2.Emrush Asllani3.Isuf Kasumi4.Nexhmedin Sadiku

https://s3.chess-results.com/tnr1351316.aspx?lan=1&art=1&rd=11&fed=MKD&SNode=S0

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët, gjyqtarët dhe Kryetarin e komunës së Likovës z.Erkan Arifi dhe këshillin komunal që kontribuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti sportiv. Turneu “Fati Zendeli” vazhdon të mbetet një traditë e rëndësishme që promovon sportin e shahut, fair-play-in dhe miqësinë mes shahistëve.

Shihemi në edicionin e ardhshëm! ♟️—-

Poashtu dhe ne si institucion i falënderojmë të gjithë dhe suksese për të ardhmen.


Извор: Општина Липково