Арачиново: Komuna më afër qytetarëve do të thotë komunikim i drejtpërdrejtë dhe zgjidhje më e shpejtë e problemeve.

објавено во Општински вести | 0
Арачиново: Komuna më afër qytetarëve do të thotë komunikim i drejtpërdrejtë dhe zgjidhje më e shpejtë e problemeve.

Për çdo shqetësim apo problem që keni, ju lutemi t’i paraqitni rastet tuaja në numrat e publikuar për shërbimet komunale. Kjo na mundëson që çështjet të merren menjëherë nga sektori përkatës dhe të trajtohen më shpejt.

Gjithashtu, çdo të premte qytetarët mund të takohen drejtpërdrejt me kryetarin e komunës, z.Daut Beqiri, për të diskutuar shqetësimet ose idetë e tyre, prej orës 13:00 deri 15:30. Takimet mund të caktohen përmes numrit të kontaktit të publikuar në poster.

Sa më i drejtpërdrejtë komunikimi, aq më efikase zgjidhja. Qytetari kontakton, komuna vepron.

Ne mbetemi të përkushtuar që Komuna të jetë gjithmonë pranë jush, për shërbime më efikase, transparente dhe në funksion të qytetarëve.

Zëri juaj ka rëndësi!


Извор: Општина Арачиново